Nuk ka punëtore në fshat/ Fermerët vuajnë për njerëz në vjeljen e mollëve apo të ullinjve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nuk ka punëtore në fshat/ Fermerët vuajnë për njerëz në vjeljen e mollëve apo të ullinjve

Kjo është Gurie Lika, nga fshati Lavdar i Korçës. Pre vitesh punon në bujqësi dhe paguhet 1500 lekë dita. Sipas saj kjo pagesë nuk i mjafton për të përballuar shpenzimet e ditës në familje.

 

 

Gurie Lika  

Advertisement

Punëtore

 

“Jam e detyrar të punoj me një pagë si kjo, pasi nuk kam të ardhura të tjera,” thotë Guria.

 

Advertisement

Kjo pagesë lidhet edhe me largimin e fuqisë punëtore të  kualifikuar, por edhe me kostot e larta të produkteve. Ylver Bylykbashi, është një nga fermerët e qarkut të Korçës, që merret me kultivimin e mollës. Ai pranon se nëse punëtorët do të paguhen më shumë për një ditë pune, kostoja e prodhimit rritet më tej.

 

Fenomeni i mungesës së fuqisë punëtore duket edhe më i mprehtë në qarkun Fier,  Fermerët në zonën e Kurjanit në Roskovec, ku dominojnë ullishtet, thonë se largimi i të rinjve është një problematikë që këtë vit është bërë edhe më shqetësuese.

 

Advertisement

Ata kërkojnë ndërtimin e një pike grumbulluese për ullirin në këtë zonë.

 

Si çdo sektor tjetër edhe bujqësia po përballet me emigracionin ku në shumë fshatra kanë mbetur vetëm të moshuarit, ndërsa toka kërkon krah pune për të nxitur më tej degën kryesore të ekonomisë.

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy