“Nuk kishte alternativë për Sekretar të PD”/ Jul Deda i shkruan Bardhit: Demokratët nuk të duan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Nuk kishte alternativë për Sekretar të PD”/ Jul Deda i shkruan Bardhit: Demokratët nuk të duan

Anëtari i Këshillit të PD, Julian Deda, ka reaguar pas konferencës që mbajti sot sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi. Ky i fundit tha se në gusht 2021 u rizgjodh në këtë post pasi nuk pati kandidaturë tjetër përballë.

Deda thotë se arsyeja pse nuk kishte alternativë tjetër ishte pikërisht Gaz Bardhi. Sips Dedës nëse do respektohej statuti dhe të hidhej në votë posti i sekretarit të përgjithshem, Bardhi s’do merrte asnjë votë.

“Arsyeja pse per sekretarjatet e PD nuk kishte gare mes dy alternativave dhe nuk u votua ne fshehtesi eshte pikerisht Gazi. Nese do respektohej statuti dhe te hidhej ne vote posti i sekretarit te pergjithshem, Gazi e di fort mire qe s’do merrte kokerr vote, sepse demokratet nuk e kane shume qejf. Kjo eshte mbrojtja qe i ben Lul Vula, i cili kush e di ku e ka futur koken keto dite se ka turp te perballet, por nxjerr Gazin duke e bere rezil ne sy te demokrateve dhe jo vetem. Me sa duket ky i fundit nuk e paska problem kete gje”, shkruan Juld Deda.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy