“Nuk më kërcet për CEZ-DIA”, Meta: Do të jem kryeministër i Shqipërisë, edhe dhe një mandat si President

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Nuk më kërcet për CEZ-DIA”, Meta: Do të jem kryeministër i Shqipërisë, edhe dhe një mandat si President

Ilir Meta gjatë konferencës së sotme për mediet tha se nuk është i shqetësuar se do të shpallet “non grata”. Ai shprehu bindjen se do të jetë kryeministër i vendit së shpejti dhe madje tha se pas 20 vitesh do të jetë President.

Duke vijuar me akzuat ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, Meta tha se kryeprokurori ka falsifikuar procesin ndaj tij.

Ilir Meta: Jam kristal i pastër. Nuk më kërcët për Cez Dian. Dumdumani është përpjekur të falsifikojë një process të tërë. Ai nuk ka kurajo të merret me aferën e Ramës dhe Damianit 600 mln euro dhe ai do të merret me ato çështje që kanë qenë të mbyllura dhe kanë qenë të hapura me persona delikuentë. Një gjë e kam të sigurt që do jem kryeministër i Shqipërisë. Do bëj dhe një mandat si President, por pas 20 vitesh. Për “non grata” nuk ekzsiton një shqetësim i tillë për mua. Problem është kur të shpall Ilir Meta “non grata”.

Ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është marrë në pyetje disa herë nga SPAK-u në lidhje me aferën ‘CEZ-DIA’.

Advertisement

Në nëntor të vitit 2023 ka qenë hera e fundit që Meta është intervistuar nga SPAK-u lidhur me këtë çështje. Në atë kohë ai pati deklaruar se hetimet janë një ‘telenovelë’ dhe se çështja po përdoret politikisht nga kryeministri Edi Rama. Ai tha se nuk ka marrë asnjë vendim që do ta përfshinte atë në këtë aferë.

/vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy