“Nuk mund të mungonim”, Dimitrov: Në Tiranë do të deklarojmë fitore! “Ballkani i Hapur” nismë e rëndësishme!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Nuk mund të mungonim”, Dimitrov: Në Tiranë do të deklarojmë fitore! “Ballkani i Hapur” nismë e rëndësishme!

Zëvendësi Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se nisma e “Ballkanit të Hapur” është shumë e rëndësishme.

Në fjalën e tij ai tha se Maqedonia e Veriut nuk mund të mungojë në këtë nismë, pasi sipas tij “Ballkani i Hapur” përmbush vizionin e krijuesve të Bashkimit Evropian.

“Gjendemi në një situatë komplekse, por kjo nismë është shumë e rëndësishme dhe nuk mund t’ia lejojmë vetes që të mungojmë në këto takime. Kufijtë nuk kanë rëndësi dhe për rrjedhojë bashkëpunimi për Ballkanin e Hapur është përmbushja e këtij vizioni.

Ne duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin ashtu siç kujdesemi për vendin tonë. Kjo nismë është pikërisht për këtë gjë, për të pasur një bashkëpunim dhe një treg të përbashkët, e të ndihmojmë njëri-tjetrin për të përballuar katastrofat natyrore”, tha Dimitrov.

Advertisement

Më tej numri dy i qeverisë së Maqedonisë së Veriut tha: “Në takimin tonë në Tiranë duam të deklarojmë një sërë fitoresh përfshirë edhe zgjidhje të problemeve. Sa më shumë fitore arrijmë së bashku aq më tërheqëse do të jetë nisma për vendet e tjera të rajoni.

Gjithëpërfshirja është shumë e rëndësishme. Në këtë mënyrë do të zgjidhim edhe ato problemet e tjera. Bashkëpunimi rajonal nuk  është alternativë e integrimit në BE, por i shërben integrimit. Ne si vende duhet të veprojmë”.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy