Nxënësit kthehen në shkolla, nis mësimi plotësues

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nxënësit kthehen në shkolla, nis mësimi plotësues

Nxënësit e arsimit parauniversitar janë rikthyer në bankat e shkollës për mësimin plotësues. Kjo periudhë do të shërbejë për përsëritjen e njohurive nga viti i kaluar, një pjesë e të cilit kaloi online.

 

Vetë nxënësit e vlerësojnë si një periudhë të vështirë vitin shkollor që lanë pas, ndërsa përmendin mangësi veçanërisht gjatë mësimit në distancë.

Përsa i përket masave anticovid, brenda ambienteve të shkollës janë detyrim mbajtja e maskës, distancimi dhe dezinfektimi, për të gjithë stafin arsimor dhe barriera mbrojtëse te nxënësit nga klasa e 6 -9.

Advertisement

Edhe prindërit e vlerësojnë të nevojshme këtë fazë konsultimesh, duke qenë se pranojnë problematikat e vitit që shkoi.

Ndërkohë në zbatim të vendimit të Komitetit Teknik, mësuesit duhet të marrin vaksinën deri më 30 shtator dhe të dorëzojnë vërtetimin pranë shkollës ku punojnë.

Mësimi plotësues do të zgjasë deri më 24 shtator, ndërsa më 27 shtator do të nisë zyrtarisht viti i ri shkollor.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy