Nxori anijen “Cesme” në Egje, Turqia ngre edhe zërin: Greqia po rrit tensionet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nxori anijen “Cesme” në Egje, Turqia ngre edhe zërin: Greqia po rrit tensionet

Ankaraja ngre sërish zërin në Egje dhe akuzon Athinën për rritjen e tensioneve, ndërkohë që disa ditë më parë nxori në lundrim anijen “Cesme”. “Cesme” ka filluar punën e saj në Egje, që është brenda ligjeve. Në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare. Ato nuk kanë të bëjnë me kërkimet nënujore dhe nuk shkelin Protokollin e Bernës të vitit 1976.

Greqia po rrit tensionet në Egje. Greqia kishte bërë kërkime të ngjashme nënujore midis Kios dhe Ikarisë në dhjetor 2000 me anijen e marinës Nautilus, ndërsa tani mes Kretës dhe Peloponezit” thuhet në reagimin e Turqisë, shkruajnë mediat greke.

Në të njëjtën kohë, ata shënjestrojnë stërvitjet e Forcave të Armatosura Greke, pasi theksojnë “Greqia pas 25 janarit zhvilloi stërvitje në veri të Skyros (Keravnos-21) me pjesëmarrjen e 20 anijeve dhe forcave ajrore. Kjo tregon se Greqia po përpiqet të rrisë tensionin.

Greqia duhet të shmangë veprimet dhe retorikën që rrit tensionin dhe të përpiqet të zgjidhë problemet përmes takimeve dhe dialogut të ndershëm” thotë Turqia.

Advertisement

Klima që mbizotëron në Turqi u shfaq qartë nga zëdhënësi i Presidentit Erdogan, i cili tha se “ëndrrat greke, Turqia do ti kthejë në makthe”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy