‘O Edo o toç’/ Nard Ndoka i përgjigjet Ramës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
‘O Edo o toç’/ Nard Ndoka i përgjigjet Ramës

Ish-ministri i Shëndetësisë Nard Ndoka, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili e ironizoi gjatë punimeve Kongresit të Partisë Socialiste.

 

Ky i fundit i është përgjigjur në Facebook, duke thënë se në kohën kur qeveriste Berisha, kishte “reforma dhe jo koncensione”.

 

Advertisement

“O Edo, o toç, në kohën tonë kishte reforma, jo koncesione!”, shkruan Nard Ndoka, ku në një koment shton se: “Po e falimentoj sistemin shëndetësor me koncesione e PPP dhe ju tregon përralla “kongresmenve” të partisë!”.

 

Kujtojmë se gjatë fjalës së tij, Rama i kërkoi publikut që të imagjinojnë si do të ishte situata e pandemisë nëse do të kishte ndodhur në kohën kur vendi qeverisej nga PD. Ai tha se për këtë mjafton të përmendë që ministër i Shëndetësisë ka qenë Nard Ndoka.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy