“O super budallenj, jam Ilir Meta”/ Presidenti: Më 24 korrik nuk do të blindohet asgjë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“O super budallenj, jam Ilir Meta”/ Presidenti: Më 24 korrik nuk do të blindohet asgjë

Presidenti Ilir Meta u pyet në një konferencë për mediat nëse do ta njohë vendimin e Gjykatës Kushtetueses nëse shkarkohet.

 

Në përgjigjen e tij, kreu i shtetit u shpreh se nuk do të largohet nga Presidenca para datës 24 korrik.

 

Advertisement

Ndër të tjera, ai paralajmëroi se askush nga rilindasit ndërkombëtar, mavi dhe blu, nuk mund të varrosin pluralizmin politik në Shqipëri, pasi në të kundërt do të marrin ndëshkimin e duhur.

 

“Ju thoni nëse 24 korriku është sot, do të doja të ishte që dje. Nuk do të ketë asnjë brave shtesë në Presidencë, nuk do blindohet asgjë, në 24 korrik do bëjmë një festë dhe aty është populli i 2 marsit. Me këto falsifikimet e fundit është shumë i irrituar por duhet të ruajmë vetëpërmbajtjen që është relative. Kur palët sillen normalisht Presidenti sillet si danez. Kur kërcënohet rendi kushtetues, kur nxitet artificialisht një konflikt dhe ju i dini kush i ka nxitur dhe tashmë filmi dhe teatri janë rrëzuar, sigurisht që presidenti do jetë njësh me Kushtetutën me interesin publik, kombëtar me pluralizmin politik. Ta harrojnë ata që kanë menduar në mënyrë mafioze, gjithë ata rilindas vendas dhe ndërkombëtar, vendas mavi dhe blu, se do të varrosin de facto pluralizmin politik në Shqipëri dhe do dhunojnë popullin e Shqipërisë, do dëshpërohen pa fund. Do të marrin përgjigjen e merituar. Për këtë ju jap fjalën. Jam Ilir Meta u them atyre o superbudallenj”, tha Meta.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy