ONM mbështet zgjatjen e mandateve të organeve të vettingut: Kjo iniciativë është e rëndësishme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
ONM mbështet zgjatjen e mandateve të organeve të vettingut:  Kjo iniciativë është e rëndësishme

Drejtuesi i bordit të ONM, Maciej Popowski, në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit ka mbështetur zgjatjen e mandatit të organeve të vettinut.

 

Popovski deklaroi se zgjatja e mandatit të vettingut është i rëndësishëm. Ai ka theksuar se mbështesin amendamentin për zgjatjen e detyrës së anëtarëve të KPK-së dhe Komisioneve Publike.

“Në emër të Komisionit Evropian ju them se kjo iniciativë është e rëndësishme E mbështesim amendamentin për zgjatjen e detyrës së anëtarëve të KPK-së dhe Komisionerëve Publikë ONM e quan të rëndësishme këtë zgjatje që vettingu të përfundojë me sukses

Advertisement

 

Kjo do të lejojë të mbarojnë çështjet duke patur parasysh kapacitetet e zhvilluara dhe eksperiencën e krijuar. Puna që është bërë deri tani të mos humbet e të mos fillojë gjithçka nga fillimi. Do të vazhdojë dhe monitorimi nga ONM njëkohësisht

 

Këta muaj shtesë që parashikojnë do të jetë i mjaftueshëm për të përfunduar çështjet dhe për të përmbyllur më pas këto institucione”, tha Popowski.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy