“Open Balkan” takim në Tiranë/ Do firmosen pesë marrëveshje, darka Rama-Vuçiç-Zaev në Elbasan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Open Balkan” takim në Tiranë/ Do firmosen pesë marrëveshje, darka Rama-Vuçiç-Zaev në Elbasan

Nënshkrimi i pesë marrëveshjeve, dy dhe tre palëshe mes vendeve anëtare të “Ballkanit të Hapur” do të prihet në mbrëmje nga darka zyrtare mes kryeministrit Edi Rama, homologut të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

 

Me delegacionet përkatëse, tre drejtuesit do të darkojnë në të njëjtin mjedis privat në Labinot të Elbasan, ky kryeministri Edi Rama së fundmi zhvilloi mbledhjen e dy qeverive Shqipëri-Kosovë dhe bëri gëzuar me ambasadorët.

 

Advertisement

Të martën në Pallatin e Brigadave, pasi të gjitha marrëveshjet fillimisht janë miratuar në parim nga qeveria shqiptare, Rama, Vuçiç dhe Zaev do të firmosin për njohjen e lejeve të punës, përdorimin e të njëjtit sistem për identifikimin elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, të njohjes reciproke të operatorëve ekonomikë dhe vendimin më të fundit.

Në takimin mes tre liderëve do të mbahet edhe forumi për bujqësinë dhe bashkëpunimin rajonal.

 

Përveç delegacioneve nga ministrat e financave, bujqësisë, kryetarët e dhomave të tregtisë dhe biznesmenë nga të treja vendet, “Ballkanit të Hapur” do t’i bashkohet virtualisht Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ndërsa fizikisht Jim O’Brein, këshilltar i lartë i Këshillit të Atlantikut dhe Alex Sorros, zëvendës presidenti i fondacionit “Shoqëria e Hapur”.

Advertisement

 

Në mbyllje, Rama, Vuçiç dhe Zaev, për të cilin është pjesëmarrja e fundit në “Ballkanin e Hapur” pas dorëheqjes si kryeministër i Maqedonisë së Veriut, do t’i përgjigjen pyetjeve të gazetarëve.

 

Edhe ky takim, i nënti i kësaj nisme për të cilin si Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar të jetë gjithëpërfshirës, do të mbyllet me refuzimin e Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës për t’iu bashkuar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy