Operacioni i SPAK/ Reagon Rama: Shembull kuptimplotë, mbështetje deri në fund

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Operacioni i SPAK/ Reagon Rama: Shembull kuptimplotë, mbështetje deri në fund

Kryeministri Rama ka përgëzuar SPAK dhe Policinë e Shtetit për operacionin ’Golden Bullet’ që vendosi në pranga 18 persona nga bota e krimit.

 

Me anë të një postimi në ‘Twitter’ Rama ka shprehur mbështetjen e tij për këto struktura.

Advertisement

 

Sipas Ramës ky është një shembull kuptimplotë që tregon forcimin e organeve ligjzbatuese.

 

“Operacioni i sotëm i SPAKUT dhe Policisë së Shtetit është shembulli më kuptimplotë i fuqizimit të organeve ligjzbatuese dhe vendosmërisë së madhe për ta goditur krimin e organizuar me të gjithë forcën e ligjit! Respekt për këtë shembull kaq domethënës. Mbështetje deri në fund!”- shkruan Rama.

Advertisement

 

 

Operacioni i SPAK dhe Policisë së Shtetit bëri të mundur shkatërrimin e 8 grupeve të strukturuara kriminale të përfshirënë ngjarjet më të rënda të 10 viteve të fundit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy