Opozita dhe qeveria në një linjë, Kosova vijon të kundërshtojë nismën “Ballkani i hapur”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Opozita dhe qeveria në një linjë, Kosova vijon të kundërshtojë nismën “Ballkani i hapur”

Pavarësisht mbështetjes nga Bashkimi Europian, Kosova vijon të kundërshtojë nismën rajonale të “Ballkanit të Hapur”. Madje kjo çështje ka bërë që opozita dhe qeveria të jenë në të njëjtën linjë.

“Sa i përket ‘Open Balkan’, vetëm një gjë dua të them, se edhe në marrëveshjet e ‘Open Balkan’ Kosova referohet si shtet që është subjekt i vendimeve të dialogut. Do të thotë, për Kosovën nuk ka asnjë përfitim të vetëm në raport me pjesëmarrjen në këtë iniciativë.

Z. Rama e di këtë, Zaev e di këtë, Vuçiç e di këtë. Ata po mundohen që bashkëpunimet ndërmjet vete t’i mbulojnë me të tjerët, në të kundërtën për Kosovën nuk do të ndryshojë asgjë. Kosova do të mbetet peng i diskutimit në Bruksel, gjegjësisht vendimeve nga dialogu”, u shpreh Mimoza Kusari-Lila nga Vetëvendosje.

Ndërsa përfaqësuesi i PDK, Abelard Tahiri deklaroi: “Duhet të vazhdojmë t’i kemi rezervat tona sa i përket kësaj iniciative, mendojmë që janë disa çështje që duhet të trajtohen mes dy shteteve, mes Republikës të Kosovës dhe Serbisë. Në radhë të parë, mendojmë që iniciativa siç është për Ballkanin Perëndimor, që vijnë nga Procesi i Berlinit janë shumë të rëndësishme”

Advertisement

Për Besnik Tahirin nga AAK, Kosova nuk bëhet pjesë e ‘Open Balkan’, kur nuk e njeh Serbia.

“Çfarëdo tentativë tjetër është gabim. Iniciativat tona duhet të jenë në këtë drejtim: qëndrueshmëria në kërkesat tona për anëtarësim në NATO, qëndrueshmëri dhe strategji të saktë në raport me integrimin evropian dhe njohjen nga 5-shja e BE-së.

Çfarëdo iniciative tjetër është një mundësi e mirë për fotografi, por nuk ka asnjë efekt pozitiv për Kosovën. Nuk kemi nevojë për avokat, kemi nevojë për miq”, tha ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy