minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Opozita sot në rrugë kundër Ramës, protesta nis në orën 18:00, nuk do të ketë fjalime - Struga.info


Opozita sot në rrugë kundër Ramës, protesta nis në orën 18:00, nuk do të ketë fjalime

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Opozita sot në rrugë kundër Ramës, protesta nis në orën 18:00, nuk do të ketë fjalime

“Mosbindje civile, pa kthim. Deri në qeveri teknike.”

Opozita rikthehet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” sot në orën 18:00 për të nisur aksionin e mosbindjes civile për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike që do të çojë vendin në zgjedhjet e përgjithshme.

Gjatë paradites në selinë e Partisë Demokratike kanë qenë figurat kryesore të forcës më të madhe të opozitës për të mbyllur detajet e fundit të organizimit të protestës.

Sekretari i përgjithshëm Flamur Noka është takuar me kryetarin e Këshillit Kombëtar Edi Paloka si dhe me nënkryetarët e PD.

Advertisement

Ky është grupi i drejtuesve që pasdite do të nisen nga selia e PD drejt selisë së Kryeministrisë, ndërkohë që secili prej drejtuesve të qarqeve do të qëndrojë pranë protestuesve të zonës së tij.

PD është kujdesur të mos tregojë detaje për skenarin e protestës, por është bërë e qartë se fjalime politike nuk do të ketë dhe protestuesit do të mblidhen tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit” për t’u shpërndarë e për të bllokuar disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit.

Nga ana tjetër është e sigurt se ky nuk do të jetë aksioni i vetëm i PD, pasi opozita ka paralajmëruar protesta të qëndrueshme deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

“O sot o kurrë. Është radha jonë.”/vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy