Deputetët e opozitës kanë vijuar edhe këtë të premte pengimin e Komisioneve Parlamentare, si pjesë së aksionin të tyre. Siç dallohet në video, deputetët demokratë kanë bllokuar Komisionin e Çështjeve Europiane, duke mos lejuar që mazhoranca të zhvillojë normalisht mbledhjen.
Situata e krijuar ka sjellë edhe debate mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës. Këta të fundit duken të vendosur për të bllokuar çdo punim të Kuvendit. ‘Kryengritja’ e tyre është paralajmëruar se do të vijojë deri në plotësimin e disa kërkesave.
Advertisement