Orët e fundit nga ultimatumi i Mickoskit ndaj Zaevit për dorëheqjen!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Orët e fundit nga ultimatumi i Mickoskit ndaj Zaevit për dorëheqjen!

Janë orët e fundit të ultimatumit nga kreu i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski drejtuar kryeministrit Zoran Zaev në Shkup. Opozita pret deri në ora 14:30 që kryeministri Zoran Zaev të dorëzojë dorëheqjen e paralajmërua në Kuvend, e nëse kjo nuk ndodh, opozita paralajmëroi se në Kuvend do të parashtrohet nismë për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.

Mickoski gjatë ditës së djeshme edhe një herë theksoi se ka shumicë të re parlamentare që do të votojë mocionin e mosbesimit, ndërkaq u bëri thirrje edhe deputetëve të tjerë që t’i bashkangjiten kësa iniciative.

“Është e hapur dera për secilin që mendon se kjo Qeveri e Zaevit nuk është e mirë. Secili që e mbështet këtë Qeveri, normalisht se nuk do të jetë pjesë e deputetëve, të cilët do ta votojnë mocionin.

Këtu nuk ka parti politike, por bëhet fjalë për deputetë. Gjithsej 61 kanë ndaluar prapa nismës. U bëj thirrje edhe të tjerëve që të bashkëngjiten”, theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Advertisement

Sipas tij, pas depozitimit të nismës, procedura do të jetë në duart e kryetarit të Kuvendit, i cili duhet t’i respektojë procedurat dhe afatet.

Nga LSDM-ja dje vetëm përmes një deklarate shprehën skepticizëm për shumicën e re parlamentare të paralajmëruar.

“Ditët në vijim do të tregojnë nëse do të zgjidhet Qeveri e re anti-demokratike, anti-Prespë, anti-Nato dhe anti-BE, nëse Mickoski ka kapacitet dhe përgjegjësi. Informatat të cilat dje u paraqitën në opinion, se një pjesë e deputetëve të cilët janë nënshkruar, janë keqpërdorur, tregon për çfarë “parime” bëhet fjalë.

Me partnerë të cilët janë kundër NATO-s, të cilët janë kundër Marrëveshjes së Prespës, të cilët janë kundër konceptit një shoqëri për të gjithë, kundër anëtarësisë në BE, është e qartë agjenda e Mickoskit. Nuk ka këtu kurrfarë ide politike, kurefarë vlera, nuk ka parime politike, platformë, Mickoski ka vetëm dëshirë për pushtet”, tha LSDM.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy