Organizim i lojrave të fatit/ Arrestohet në flagrancë 33-vjeçari në Shijak, çfarë iu gjet në lokal

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Organizim i lojrave të fatit/ Arrestohet në flagrancë 33-vjeçari në Shijak, çfarë iu gjet në lokal

Policia ka rrestuar në flagrancë 33-vjeçarin në Shijak për organizim të lojrave të fatit.

 

33-vjeçari kishte vënë në dispozicion ambjentet e lokalit të tij për organizimin e lojrave të palejuara.

 

Advertisement

Shijak

Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”, goditet 1 rast tjetër i organizimit të veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit.

Arrestohet në flagrancë 33-vjeçari që kishte vënë në dispozicion ambientet e lokalit të tij, për organizimin e lojërave të fatit.

Sekuestrohet celulari që përdorej për vendosjen e basteve sportive.

Advertisement

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Shijak, në vijim të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, me qëllim goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e organizimit të lojërave të fatit, kanë bërë të mundur goditjen e një rasti tjetër të kësaj veprimtarie dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

-O. Xh., 33 vjeç, banues në Shijak, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin ” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Shijak, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë ushtruar kontroll në lokalin e tij, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një aparat celular që përdorej për vënie bastesh në mënyrë të kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy