Ori Nebijaj tregon zyrat e shkatërruara në PD/ Asnjë demokrat s’mund të pranojë dhunën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ori Nebijaj tregon zyrat e shkatërruara në PD/ Asnjë demokrat s’mund të pranojë dhunën

Anëtarja e Kryesisë së PD-së,  Ori Nebijaj ka reaguar në lidhje me protestën e 8 janarit në selinë e PD.

 

Nebijaj shfaqet në një nga një prej zyrat ku tregon xhama të thyer që kanë përfunduar në dysheme, ndërsa dënoi skenën e së shtunës. Ajo shtoi  se 8 janari ishte ditë fatkeqe për të gjithë demokratët që sipas saj duhet ti bëjë të reflektojnë thellë.

 

Advertisement

“Unë jam Ori Nebijaj, anëtare e kryesisë së Partisë Demokratike dhe një demokrate që si shumëkush tjetër e vuajti shumë atë që ndodhi me 8 janar. Një ditë fatkeqe për të gjithë demokratët që duhet ti bëjë të reflektojnë thellë se gjuha e urrejtjes qe mbillet vazhdimisht nga individë të cilët luftojnë për interesat e tyre, janë gati të sakrifikojne jetet e demokratëve pa as edhe një lloj skrupulli. Asnjë demokrat, asnje shqiptar, asnje i ri nuk mund të pranojë dhunën, asnjë formë të dhunës. Urrejtja mbjell dhunë, dhuna nuk na con askund.”, tha Nebijaj.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy