Osman Mula-Ramës: Kur rrëzuam Enver Hoxhën, nuk e kemi problem të të hedhim edhe ty

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Osman Mula-Ramës: Kur rrëzuam Enver Hoxhën, nuk e kemi problem të të hedhim edhe ty

I pranishëm në protestën kundër rritjes së çmimeve që po zhvillohet para Kryeministrisë është edhe artisti Osman Mula.

 

Gjatë fjalës së tij, ai iu drejtua me një thirrje kryeministrit Edi Rama që të dëgjojë kërkesat dhe të marrë masa.

 

Advertisement

“Një pjesë e madhe e rinisë ka ikur. Këtë pjesën këtu, policia që dikur thoshte është me ne i merrte dje zvarrë e i dërgonte me furgona. Është krim që t’i marrësh njerëzit nëpër mitingje, për këta që ka shkruar Migjeni dikur, ti marrësh dhe ti arrestosh është fytyra e një shteti nervoz që ka armën kryesore urrejtjen dhe dhunën. Erdha nga shtëpia se kur pashë një grua që foli disa herë, që ka 100 mijë leke pensionin, 60 mijë lekë paguante dritat, si mundet ajo të rrisë fëmijët. I them grosisteve, nga e gjetët kaq shpejtë urrejtjen, ju nuk ishit duke vdekur për kafshatën e gojës, e rritet karburantin tre herë brenda ditës. Prandaj jeni ju dritat e të ardhmes. Ne jemi ata që kemi hedhur Enverin, nuk e kemi problem të të hedhim edhe ty o burri i dheut. E ke gjithë popullin këtu. Njerëzit nuk kanë të hanë dhe ti i bën karshillik, shkon në Dubai, merr edhe tre ministra me vete, me çfarë lekësh ke shkuar, me taksat e popullit. Pse nuk ulësh të flasësh me popullin”, tha Mula.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy