Osmani: BE-ja ta gjejë mënyrën e integrimit të Ballkanit Perëndimor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Osmani: BE-ja ta gjejë mënyrën e integrimit të Ballkanit Perëndimor

Bashkimi Evropian duhet ta gjejë një mënyrë për ta integruar Ballkanin Perëndimor, gjë e cila do ta nënkuptonte konsolidimin gjeografik dhe politik të kontinentit evropian, deklaroi ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

”Ky proces është në interes strategjik të të dyja palëve dhe kërkon përfshirje më të madhe të vendeve nga rajoni në debatin mbi të ardhmen e BE-së, në atë mënyrën që u inicua përmes panelit ‘E ardhmja e Evropës’ gjatë Forumit të Prespës”, theksoi ai.

”Në afrimin e rajonit me BE-në, Brukseli do të duhej patjetër të garantonte një proces të parashikueshëm dhe të besueshëm, përmes të cilit të dy palët do t’i përmbaheshin obligimeve të pranuara – realizimin e reformave për fillimin formal të negociatave për anëtarësim, si për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Nuk ekziston mënyrë tjetër që Evropa të jetë e plotë, përveç integrimit të pjesës që i mungon”, shtoi Osmani.

Në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Dubrovnikut, ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, mbajti fjalimin në panelin e ministrave të Jashtëm, me temë ”Komuniteti Ndërkombëtar dhe Ballkani Perëndimor: Si t’i japim fund karantinës?”.

Advertisement

Në panel morën pjesë edhe ministrat e Jashtëm të Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Republikës Çeke, Bosnje-Hercegovinës, Greqisë si dhe zyrtarë të BE-së.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy