Osmani: FSK-ja po shndërrohet në ushtri moderne

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Osmani: FSK-ja po shndërrohet në ushtri moderne

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj vjetor, iu drejtua pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët, siç tha, përkundër sfidave, patën një vit të suksesshëm.

Osmani, në cilësinë e komandantes supreme të FSK-së, tha se këtë vit është përmbyllur edhe faza e parë e transformimit të kësaj force në ushtri.

“Ushtria e Kosovës po shndërrohet me hapa të sigurt në ushtri moderne”, tha ajo, duke shtuar se kjo po bëhet edhe falë ndihmës së partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Sot, forcat tona po ecin drejt një të ardhmeje të sigurt në një ambient jo aq të sigurt ndërkombëtar”, tha Osmani, e cila njëherësh është edhe kryetare e Kuvendit.

Advertisement

Osmani përsëriti qëndrimin e saj se për Kosovën është orientim thelbësor dhe strategjik anëtarësimi në NATO, pasi, sipas saj, FSK-ja kështu do të kontribuonte për paqe në rajon dhe botë.

Në vitin 2018, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndryshimet ligjore për transformimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në forca të armatosura.

Është paraparë që procesi i transformimit në Ushtrinë e Kosovës të zgjasë dhjetë vjet.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy