Pa burrrin të larë në gjak dhe në mes të plumbave/ Silvana: Vrasësi erdhi tek xhami…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pa burrrin të larë në gjak dhe në mes të plumbave/ Silvana: Vrasësi erdhi tek xhami…

Gruaja e Everest Çakës, I cili u ekzekutua mbrëmjen e të martës në Elbasan ka dhënë detaje para hetuesve/

Si dëshmitare okulare në vrasjen e bashkëshortit, Silvana Çaka, e cila u plagos në dorë, ka deklaruar se fillimisht makina e tyre u godit nga pas një një automjet tjetër.

Ajo, tha se paraprakisht kishin menduar se bëhej fjalë për një aksident, por më pas autori ishte afruar në xhamin e shoferit që ishtei hapur dhe ka qëlluar me bresheri drejt bashkëshortit të vet Everest Çaka.

Silvana shton se burrin e qëlluan me breshëri dhe plumbat kishin kapur edhe atë.

Advertisement

Më pas gruaja e shokuar doli të kërkoje ndihme për bashkëshortin që ishte i larë në gjak.

Everest Çaka 41 vjec kishte pak kohë që ishte kthyer nga Gjermania.  Historia e tij është tejet komplekse pasi ai dyshohet se është I përfshirë ne vrasjen e anëtareve të familjes Mahmuti në Elbasan, e vec kësaj të afërm të tij janë ekzekutuar në Spanjë dhe Belgjike.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy