Pacolli, “pajtues gjaqesh”: Ftoj përfaqësuesit e institucioneve të lënë mënjanë inatet dhe tekat, nuk ka politikan shqiptar që nuk e do Kosovën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pacolli, “pajtues gjaqesh”: Ftoj përfaqësuesit e institucioneve të lënë mënjanë inatet dhe tekat, nuk ka politikan shqiptar që nuk e do Kosovën

Behgjet Pacolli, ka ftuar përfaqësuesit e Shqipërisë dhe Kosovës që të ulin tensionet, të lënë mënjanë inatet dhe të fillojnë të punojnë së bashku dhe të koordinojnë të gjitha veprimet politike.

Përmes një postim në Facebook, Pacolli shkruan se se çdo pretendim për të sfiduar “rivalin” do të dëmtonte Kosovën pasi Shqipëria është një shtet, de facto dhe de jure, anëtare e të gjitha organizatave botërore dhe e njohur nga e gjithë bota, me një traditë të gjatë politike, është ekonomikisht më e fortë.

Postimi i plotë:

Pa pretendime politike, mbështetje, kritikë apo preferencë ndaj askujt, e kam më se të nevojshme të ftoj përfaqësuesit e institucioneve të dy vendeve tona (Shqipërisë dhe Kosovës) që të ulin tensionet, të lënë mënjanë inatet dhe teket dhe interesat personale dhe të fillojnë të punojnë së bashku e të harmonizojnë dhe koordinojnë të gjitha veprimet politike, në një kohë kur mbështetja për Kosovën nga Shqipëria, është më se e nevojshme.

Advertisement

Unë besoj se për shkak të “rivaliteteve personale” krerët e shteteve nuk duhet të ndërmarrin asnjë veprim që mund ta dëmtojë Kosovën ose ta privojnë atë nga rrugëtimi i saj, veçanërisht kur ajo gjindet në “udhëkryqin e madh”.

Çdo pretendim për të “sfiduar rivalin” midis udhëheqësve politikë të Kosovës dhe Shqipërisë do të ishte një humbje për Kosovën e jo për Shqipërinë, pasi është e qartë se Shqipëria është në një pozitë më të fortë se Kosova, duke filluar me faktin se Shqipëria është një shtet, de facto dhe de jure, anëtare e të gjitha organizatave botërore dhe e njohur nga e gjithë bota, me një traditë të gjatë politike, është ekonomikisht më e fortë, ka shumë më tepër burime natyrore sesa Kosova dhe qëndron gjithashtu fakti i padiskutueshme që çdo ditë Shqipëria po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme në Rajon dhe më gjerë.

Prandaj, politikanët e Kosovës duhet menjeherë të fillojnë e të veprojnë me kolegët e tyre ne Shqipëri bashkarisht, pa arrogancë dhe emocione të harmonizojnë veprimet e tyre, gjithmonë në interes të qytetarëve e sidomos të Shtet- ndertimit të Kosovës.

Nuk ka asnjë shqipëtar apo përfaqësues politik shqiptar që nuk e do Kosovën!

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy