Paga mesatare 900 euro?/ Eksperti i ekonomisë: Rama mos sillet si kryesindikalist, ja ndikimet negative që do vijnë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Paga mesatare 900 euro?/ Eksperti i ekonomisë: Rama mos sillet si kryesindikalist, ja ndikimet negative që do vijnë

Eksperti i ekonomisë Dritan Shano ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili ka thënë se paga mesatare e administratës do të shkojë 900 euro gjatë 2 viteve të ardhshme.

 

Në një intervistë për emisionin 7pa5, Shano ka deklaruar se Rama është kryeministër i vendit dhe nuk mund të sillet si kryesindikalist. Sipas tij, administrata është është kontribuese e ekonomisë për të pasur një përfitim të tillë, por përfituese e tyre. Por eksperti këtë premtim e sheh në një tjetër këndvështrim. Ai thotë se administratat sa vijnë dhe po fryen gjithnjë e më shumë dhe punonjësit duhet të mbahen sa më mirë për përfitime elektorale.

 

Advertisement

Ai e çon pagën 900 euro por është çështje prioriteti. Nëse ai ka priporitet ta çojë pagën aq sa do për administratën heq shpenzimet për PPP dhe e bën.

 

Nuk është administrata kontribusi kryesor i ndikimit ekonomik. Ata janë përfitues të tyre. Administrata fryhet se këta duhen mbahjtur mirë për zgjedhje. Ndaj ata i mban afër dhe më ngroihtë me pagë të mirë se i duhen.

 

Advertisement

Dëmi që ky lloj vendimi, ka bërë që kryeministri të shfaqet si kryesindikalist. Njerëzit nuk kanë arsye pse mos organizohen dhe të kërkojnë pagën e tyre. Nëse kanë frikë le të rrinë”, tha Shano.

 

Më tej eksperti shton se rritja e pagës në këto nivele do sjellë edhe pasoja, si rritje të standartit të jetesës, papunësinë apo inflansionin.

 

Advertisement

“Kryeministri ka limitet e veta se si funksionojnë gjërat. Rritja e pagës duhet të jetë rrjedhojë e rritjes ekonomike. Zhvillimi ekonomik në shqipëri mungon prej kohësh.

 

Ekonomia shqiptare ka produktivitetin më të ulët në rajon, dhe logjikisht duhet të ketë edhe pagat më të ulta.

 

Advertisement

Të rritësh me autoritet pagën, krijon tensionet, sepse rrit papunësinë, inflancionin dhe koston e jetesës”, tha Shano.

 

Në përfundim eksperti komentoi edhe projektet e Edi Ramës dhe Sali Berishës për podkastet e tyre. Sipas tij, ato nuk u shërbejnë aspak qytetarëve, por vetëm liderëve që duan me doemos të jenë në qendër të vëmendjes.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy