Pajisi me pasaportë false turken për të kaluar kufirin/ Arrestohet 25 vjeçari në Durrës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pajisi me pasaportë false turken për të kaluar kufirin/ Arrestohet 25 vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 25 vjeçarin me iniciale B.J, i cili u kap duke i dhënë një pasaportë false shtetases turke me qëllim kalimin e kufirit.

 

Në një njoftim për media, policia bën me dije se i riu me banim në Zvicër akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

 

Advertisement

PKK Port Durrës / Evidentohet dhe goditet një rast tjetër i dhënies ndihmë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

 

U kap në flagrancë teksa pajiste një shtetase turke, me pasaportë false, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 25-vjeçari.

 

Advertisement

Shërbimet e PKK Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, bazuar në analizën e riskut dhe si rezultat i përdorimit të pajisjeve bashkëkohore dedektuese, kanë konstatuar dhe goditur një rast tjetër të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Si rezultat, u vu në pranga shtetasi B. J., 25 vjeç, banues në Zvicër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

 

25-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në portin e Durrësit, teksa i jepte një shtetaseje turke, një pasaportë false, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të kundërligjshme. 

 

Advertisement

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy