
Edinjo Pulti, i shumëkërkuari nga Europol për tentativë vrasje dhe për armëmbajtje pa leje, para pak ditësh u la i lirë nga Policia e Shkodrës me urdhër të Prokurorisë, pasi mes Shqipërisë dhe Luksemburgut nuk ka një marrëveshje ekstradimi.
Zv.ministri i Drejtësisë Klajd Karameta tha për “Vizion Plus” se ekstradime të tilla në këto kushte bëhen vetëm në kuadër të Konventës Europiane, një procedurë që kërkon më tepër kohë.
“KLAJD KARAMETA
ZV/MINISTER I DREJTESISE
Në raste të veçanta, shtetet edhe në mënyrë bilateral, pa patur nevojë për një marrëveshje ekstradimi, në kuadër të Konventave në fuqi mund ta bëjnë këtë kërkesë sërish duke respektuar legjilsacionin tonë të brendshëm që kemi ne në fuqi për këto raste në fjalë.”
Advertisement
Por avokati Sokol Hazizaj shpjegon arsyen pse mungojnë marrëveshjet e ekstradimit.
“SOKOL HAZIZAJ
KONSTITUCIONALIST
AdvertisementMund që qytetarët shqiptar të kenë kryer vepra penale në një vend të huaj, por nga ana tjetër asnjë prej qytetarëve të atij vendi nuk ka të dënuar në Shqipëri apo të predispozuar për tu ekstraduar. Kështu që marrëveshja në fund të fundit është reciproke. Mungesa e një marrëveshjeje qartazi midis dy vendeve e bën të pamundur ekstradimin nga njëri vend në tjetrin.”
Zëvendësministri Karameta sqaron nga ana e tij se vullneti politik i qeverive për këto marrëveshje mungon.
“KLAJD KARAMETA
ZV/MINISTER I DREJTESISE
Është një vullnet politik për luftën ndaj krimit. Pra shtetet angazhohen një hap më tej për të luftuar kriminalitetin. Le ta themi në kuptim figurative që shtetet nuk e kanë me qejf të madh që shtetasit e tyre ti dorëzojnë për gjykim në një shtet tjetër.”
Aktualisht Shqipëria ka 5 marrëveshje ekstradimi, me SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Spanjën, Italinë dhe Kosovën.