Pakësohen turistët nga Kosova, operatorët: Shkak, liberalizimi i vizave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pakësohen turistët nga Kosova, operatorët: Shkak, liberalizimi i vizave

Ndryshe nga vitet e tjera, turistët nga Kosova që zgjedhin Shqipërinë gjatë këtyre muajve janë më të paktë në numër.

Operatorët turistikë konfirmojnë se reduktimi i tyre shkon deri në 20% dhe kjo vjen si pasojë e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe interesit për të vizituar vende të reja.

“Për këtë vit ju e dini që Kosova ka liberalizimin e vizave, do të ketë dhe ka një fluks të jashtzakonshëm që po lëvizin nëpër vende të ndryshme si Greqia, Italia, ku nuk kanë lëvizur dot. Do të ketë me siguri një numër më të vogël këtë vit sepse do të zgjedhin edhe destinaione të tjera, por vendin tonë nuk e ndërrojmë. Mendoj që do të ketë diku te 15-20% ulje, më pak vizitorë nga Kosova që do të vijnë për vizitë në Shqipëri”, tha Baki Hoti nga Unioni i Turizmit nw Kosovw.

“Pjesa e para sezonit në fakt ka një reduktim prej kuriozitetit të hapjes së disa vendeve ku qytetarët e Kosovës nuk udhëtonin dot sepse kishin kufizimin e vizave dhe tashmë me liberalizimin e vizave do të ndikojë patjetër edhe kjo pjesa e vendeve të lira. Fundjavat që i kishim me një kapacitet më të madh gjatë kësaj periudhe, vjen në reduktim,. Zakonisht kjo periudhë ëstë e mbushur me qytetarët e Kosovës, besoj se ka tërhequr një vëmendje duke pasur parasysh qytete që mund të vizitojnë si Selaniku, ku ka fluks të kosovarëve që po shkojnë për vizita atje dhe po kështu edhe vende të tjera të Evropës për shkak edhe të biletave të lira, që operojnë në Kosovë”, shprehet Rrahman Kasa.

Advertisement

Sipas operatorëve, është ende e paqartë nëse ky pakësim në numër do të vijojë edhe gjatë sezonit veror sepse zakonisht, rezervimet e vizitorëve nga Kosova nuk kryhen në avancë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit, gjatë vitit të shkuar numri i turistëve nga Kosova që vizituan Shqipërinë ishte 4.4 milionë, duke regjistruar një rritje me 67% në raport me vitin 2022./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy