“Paketa fiskale, klienteliste”/ Paralajmërimi i fortë: Ka ekspertë që parashikojnë më të keqen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Paketa fiskale, klienteliste”/ Paralajmërimi i fortë: Ka ekspertë që parashikojnë më të keqen

Eksperti i ekonomisë, Sherefedin Shehu vlerëson se buxheti është strukturuar keq, pasi nuk garanton mbështetje, veçanërisht për bizneset.

 

I ftuar këtë të hënë në “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, Shehu deklaroi se ndërhyrjet që bën qeveria në paketat fiskale janë të shpeshta dhe jo të përshtatshme.

 

Advertisement

Sipas tij, politikat e ndërhyrjes apo të favoreve, krijojnë evazion fiskal.

 

“Buxheti në tërësi është strukturuar keq, që nuk garanton mbështetje. Sa i përket paketës fiskale, nuk ka konsultë fare, përveç disa dëgjesave. Sa i përket ndryshueshmërisë , ky është një problem i Shqipërisë, ndër arsyet kryesore që Shqipëria ka më pak investime të huaja për frymë krahasuar me rajonin. Ndërhyrjet që bën qeveria janë të shpeshta dhe jo të përshtatshme, pasi nuk synojnë mbështetjen e bizneseve. Ka një klientelizëm të qartë. Nga njëra anë goditen fermerët, e nga ana tjetër favorizohen importuesit e mëdhenj të makinerive. Këto politikat e ndërhyrjes apo të favoreve dhe përjashtimeve, janë politika që krijojnë evazion fiskal, gropa fiskale.”

 

Advertisement

Duke iu referuar krizës botërore, Shehu paralajmëroi se ka ekspertë që parashikojnë më të keqen.

 

“Kjo paketë fiskale mund të konsiderohet si goditje. Përvec pandemisë, të shtojnë shtojmë edhe post-pandeminë, siç është rritja e çmimeve dhe kostot e biznesit, është e paparë. Ka eskpertë që parashikojnë më të keqen. Duhet të marrim masa për ta zbutur, sepse për ta eliminuar nuk mund ta bëjmë dot.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy