Paloka: Gjithçka ka qenë e përgatitur nga Rama

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Paloka: Gjithçka ka qenë e përgatitur nga Rama

Hetimi për ish kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi është një skenar i përgatitur nga kryeministri Edi Rama.

 

I kërij mendimi ka qenë deputeti i PD Edi Paloka, i cili në një intervistë për emisionin Quo Vadis deklaroi se Rama dhe Basha prej kohësh e kanë paralajmëruar këtë gjë, ndonëse nuk kanë pasur asnjë provë.

 

Advertisement

Sipas Palokës, hetimi nga SPAK erdhi në një moment, kur opozita vendosi të dalë në protesta.

 

Duhet të pyetet dhe të vendosë Parlamenti, gjë që nuk është bërë. Çdo veprim i këtyre institucioneve, mbas kësaj është Luli derisa është shkelur Kushtetuta në këtë pikë, nuk ka asnjë të drejtë askush as të kërkojë Berishën, as për kafe madje jo ta pyesin për çështjet që kanë sajuar vetë.

 

Advertisement

Unë nuk jam jurist, unë di që në pikën e Kushtetutës thuhet të gjitha kufizimet e lirisë dhe moslejimi për të dalë jashtë është kufizim lirie. Interpretime sigurisht në këtë vend bëhet edhe kur e basrdha është mbi të zezë. Kjo është e shkruajtur në Kushtetutë. Akuzat për Berishën dhe Malltezin i kam parë siç duhet ti shihte një njeri normal, si një akt të pastër me qëllim për të goditur opozitën nëpërmjet Sali Berishës. Ka kaq kohë që kjo strategji e Ramës po përdoret në forma të ndryshme. Rama dhe Basha u thonë njerëzve që Berisha do arrestohet, ne do na hapet rruga, Rama u ka premtuar të tijëve që do çojë Berishën para drejtësisë, pa pasur asnjë provë e fakt.  

 

Kjo ka qenë e përgatitur dhe e ditur. Ajo që ndodhi, ndodhi në momentin kur grupi i PD u bashkua dhe bllokoi dy herë seancat plenare. Ndërkohë që PD bën publik faktin që kanë vendosur të bëjnë protesta pa kthim.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy