Pamjet nga laboratori i kokainës/ Kamioni i ushtrisë mbushet me thasë të bardhë, dhjetëra forca policie në vendngjarje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një laborator kokaine është zbuluar në fshatin Frakull e Madhe në Fier. Operacioni është finalizuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar në bashkëpunim me DEA-n amerikane dhe policinë malazeze.

 

 

Mësohet se një ngarkese droge e përzierë me pleh kimik ka ardhur nga porti i Tivarit të Malit të Zi për në vendin tonë. Sasia e lëndës narkotike e llojit kokainë ka mbërritur që në muajin korrik të këtij viti dhe është transportuar drejtë qytetit të Fierit ku ndodhej laboratori dhe ku besohet se droga më pas përpunohej.

Advertisement

 

 

Mësohet se deri tani janë shoqëruar 15 persona. Të dyshuarit për këtë aktivitet kriminal janë mbajtur në përgjim për një periudhë të gjatë.

 

Advertisement

 

Banesa në të cilën ndodhej laboratori i drogës është në pronësi të ish-kryetarit të komunsë, Frakull e Madhe.

 

 

Advertisement

Dhjetëra forca policie kanë zbarkuar në banesën e Çervanakut së bashku me automjete të ndryshme ndër to edhe kamionë të ushtrisë.

 

 

Nga banesa janë nxjerrë një sasi e madhe materiale që besohet të jetë me pleh e future në thaës të bardhë.

Advertisement

 

 

Gjithashtu uniformat blu kanë sekuestruar në laborator 2 kallashnikovë, një shotgun dhe një çifte, si provë materiale.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy