Pamjet nga protesta në Londër: Shqiptarët: Nuk jemi kriminelë, paguajmë taksa, punojmë fort

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pamjet nga protesta në Londër: Shqiptarët: Nuk jemi kriminelë, paguajmë taksa, punojmë fort

Komuniteti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar mbajti  këtë të shtunë një protestë në urën Westminster, pranë parlamentit.

 

 

Emigrantët shqiptarë protestuan kundër retorikës së ashpër në kufi me racizmin, të artikuluar dy javë më parë nga Sekretarja e Brendshme, Suela Braverman.

Advertisement

 

 

Ajo përmendi si shembull në parlamentin e Britanisë së Madhe vetëm shqiptarët që mbërrijnë me gomone dhe jo 11 kombësitë e tjera prej rreth 40 mijë personash që kanë mbërritur këtë vit në brigjet angleze.

 

Advertisement

 

Deklarata e Breverman për një “pushtim” nga shqiptarët u përforcua më pas nga mediat në Angli, të cilat kanë një politikë editoriale kundër emigrantëve.

 

 

Advertisement

Mesazhi që shqiptarët në Angli duan të përcjellin në këtë protestë në urën Westminster është se ata nuk janë kriminelë, por taksapagues dhe kontribues në shoqërinë britanike.

 

 

Protestuesit kanë kërkuar gjithashtu dorëheqjen e Sekretares Suella Bareverman.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy