“Pandemia” globale/ Sot Dita Botërore e Diabetit, ja kujdesi që duhet të tregoni për shëndetin tuaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Pandemia” globale/ Sot Dita Botërore e Diabetit, ja kujdesi që duhet të tregoni për shëndetin tuaj

14 Nëntori njihet ndryshe si dita botërore e diabetit. Në 14 nëntor, në Ditën Botërore të Diabetit, të gjitha komunitetet mjekësore dhe shoqatat e diabetit bashkohen në një zë të fuqishëm për të parandaluar diabetin, këtë “pandemi” të re globale.

 

14 nëntori si Dita Botërore e Diabetit, është vendosur për nder të ditëlindjes së Frederik Banting, i cili së bashku me Charles Best, të dy shkencëtarë kanadezë, arritën të izolojnë nga pankreasi i qenit insulinën, e cila ndryshoi dhe shpëtoi jetën e diabetikëve në mbarë botën.

 

Advertisement

Mesazhet kyçe kanë për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për zgjedhje të shëndetshme, të cilat mund të jenë zgjedhje të lehta për personat me diabet.

 

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, apeli i kesaj dite eshte: ushqim i shëndetshem kunder diabeti, mbroni të ardhmen tuaj, vepro për të ndryshuar jetën tënde sot dhe vepro për të ndryshuar botën nesër.

 

Advertisement

Sëmundja e diabetit po përhapet me ritme të shpejta në vendin tonë. Çdo vit identifikohen rreth 4000 raste të reja. Situata bëhet edhe më problematike për faktin se po preken edhe të rinjtë.

 

Diabeti është sëmundje që nuk i shfaq simptomat që në fillim. Ndaj, shifra e të prekurve mendohet të jetë edhe më e lartë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy