Pandemia goditi tregun e punës: Shumë persona kaluan nga biznesi i madh tek i vogli

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pandemia solli një tronditje në tregun e punës, ku shumë vende u mbyllën ndërsa mijëra individë dolën të papunë. Por ajo çka u kosntatua në fund të vitit që lamë pas është një zhvendosje e punonjësve nga biznesi i madh tek i vogli.

E thënë ndryshe të papunët janë përpjekur të mbijetojnë duke hapur një aktivitetet të vogël familjar

Advertisement

Ajo çka ne kemi parë është se kemi një zhvendosje të të punësuarave nga biznesi i madh tek i vogli. Janë 10 mijë vende punë më pak të raportuara tek biznesi I madh, por shohim që janë po kaq vende punë ta hapura tek i vogli. Kjo mund të shpjegohet me faktin se individët kanë hapur një biznes të vogël-shpjegon drejtorja e tatimeve Delina Ibrahimaj

 

Po është ky një trend apo një situatë e përkohshme? Kjo do të konfirmohet në fund të muajit prill kur dalin të dhënat e reja për 3 mujorin e parë të vitit për biznesin e vogël. Sipas të dhënave ekonomia në fund të viti shëoi rritje dhe ky fakt u konfirmua edhe të shifrat zyrtare të të punësuarve në administratën tatimore, shifra, të cilat tregojnë vetëm individët që pagunë sigurime. TAB

Advertisement

Edhe të ardhurat nga sigurimet shoqërore për vitin që lamë pas ishin thuajse  njësoj si në vitin 2019 TAB edhe tregu I punësimit pësoi luhatje të mëdha.

 

Ne prej dy vitesh u fokusuam me letra të personalizuara bizneseve që nën deklaronin pagat. Kjo qasje e jonë ka dhënë efektin e vet pasi shumë paga janë formalizuar, ndërsa me projektin e fiskalizmit tendenca për të reduktuar evazionin dhe informaliteti do të ulet më tej

Advertisement

Në total në 2020, INSTAt deklaroi se 43 mijë shqiptarë dolën të papunë nga pandemia.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy