Papa Françesku viziton Athinën: Sot ka tërheqje të demokracisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Papa Françesku viziton Athinën: Sot ka tërheqje të demokracisë

Papa Françesku ka mbërritur sot në Greqi, ku u prit në aeroport nga ministri i Jashtëm, Nikos Dendias për t ‘iu drejtuar më pas pallatit presidencial, ku u takua me presidenten e Republikës së Greqisë, Ekaterini Sakellaropoulou, më pas kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe me autoritetet e shoqërinë civile të vendit.

Në vendin ku lindi demokracia, Papa Françesku shprehu shqetësimin për tërheqjen nga demokracia, jo vetëm në kontinentin evropian.

“Demokracia, është komplekse, ndërsa autoritarizmi është i nxituar dhe siguritë e lehta të ofruara nga populizmat duken joshëse. Demokracia kërkon përpjekje dhe durim”, u shpreh ai.

Në një fjalim drejtuar autoriteteve greke në Athinë, Papa kritikoi egoizmin nacionalist europian, në vend që jetë forca lëvizëse e solidaritetit.

Advertisement

“Këtu është djepi ku lindi demokracia. Mijëvjeçarë më vonë, është bërë një shtëpi, një shtëpi e madhe e popujve demokratë. E kam fjalën për Bashkimin Evropian dhe ëndrrën e paqes dhe vëllazërisë që përfaqëson për shumë popuj. Komuniteti Evropian, i copëtuar nga egoizmi nacionalist, në vend që të jetë forca lëvizëse e solidaritetit, ndonjëherë duket i bllokuar dhe i pakoordinuar”, theksoi Papa.

Papa Françesku foli edhe për pandeminë, ku theksoi nevojën e vaksinimit

“Pandemia është fatkeqësi e madhe. Na bëri të rizbulojmë të brishtën dhe nevojtarin e të tjerëve. Edhe në këtë vend është një sfidë që përfshin ndërhyrjet e duhura nga autoritetet, po mendoj nevojën e fushatës së vaksinimit”, theksoi ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy