“Paradoksale, universitetet mbyllen, kafetë plot me të rinj”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Paradoksale, universitetet mbyllen, kafetë plot me të rinj”

Zëvendës Dekania e Fakultetit të Histori-Filologjisë, Elsa Skënderi e sheh paradoksale faktin që universitetet qëndrojnë të mbyllura, ndërsa kafetë janë plot me të rinj.

 

Nga studioja e “Quo Vadis”, pedagogia deklaroi se duhet të bëhet një alternim mes leksioneve dhe seminareve, që për këto të fundit të ketë mësim fizik.

 

Advertisement

“Mund të shihet mundësia për një mësim të alternuar, mes leksioneve dhe seminareve. Kjo mund të ishte një mënyurë shumë e shëndetshme sepse duhet të kemi parasysah edhe sistemin tonë arsimor. Studentët tanë nuk kanë të njëjtat pajisje në dispozicion si ata në Evropë. Bëjmë mësim me celularë. Mirëkuptoj studentët që ankohen. Ne kemi shkëputur tërësisht kontaktet me studentët, por unë i shoh të gjithë studentët e mi në kafene. Duhet të ishte gjetur një zgjidhje që grupe të vogla mund të bëjnë mësim fizik, edhe duke ruajtur distancën. Fakti që ata janë të rritur, mund të ruajnë distancën. Paradoksi është që gjithkund tjetër është plot dhe veprimtaritë vijojnë normalisht, ndërsa kur vjen puna tek auditori, ato janë mbyllur.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy