Paralajmërimi i Kryemadhit: Vera për disa, ka për të qenë përvëluese!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Paralajmërimi i Kryemadhit: Vera për disa, ka për të qenë përvëluese!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë një parlajmërim të fortë.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryemadhi thekson se vera për disa ka për të qenë përvëluese. Kryemadhi thotë se po tentohet që të largohet vëmendja nga rritja e çmimeve, karburantit dhe kostove të jetesës nga personat e përfshirë në aferën e inceneratorëve.

 

Advertisement

“Konet e inceneratorëve marrin pagesa për të dalë nëpër banaqe dhe të heqin vëmendjen nga çështjet e vërteta që prekin shqiptarët, si çmimet e ushqimeve, shtrenjtimi i karburantit dhe kostos së jetesës. Apo nga cënimi i integritetit territorial dhe interesave kombëtare të Shqipërisë. Ndërkohë, vetëm evazioni fiskal i inceneratorëve shkon 100 milionë euro!!! Firmat e Ramës, Veliaj, Subashit, Agaçit, etj., janë aty, dhe vera për disa, ka për të qenë përvëluese..”, shkruan Kryemadhi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy