Paralajmëron Berisha/ “Do publikoj përgjime të Ramës duke folur me grupet kriminale”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Paralajmëron Berisha/ “Do publikoj përgjime të Ramës duke folur me grupet kriminale”

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar se do të publikojë disa përgjime të krymeinistrit Edi Rama duke folur me grupet kriminale.

 

Gjatë konferencës së përjavshme me mediat, Berisha tha se Rama është ai që pengon marrëveshjen e ekstradimit me vendet e Beneluxit.

 

Advertisement

“Ka një dakordësi tjetër më supreme dhe më madhore që është për t’i dhënë duart Edi Ramës një minutë e më parë dhe këtu Partia e Lirisë dhe PD, apo shoqëria civile mbrojtësit e kauzave të drejta janë bashkë për t’i prerë biletën këtij njeriu që është shndërruar në problemin më madhor pas Enver Hoxhës. Ky objektiv i tejkalon të gjitha problemat e tjera”, tha Berisha.

 

Kryedemokrati  deklaroi më tej se disponohen dhe përgjime me bandat kriminale.

 

Advertisement

“Përgjimet janë një realitet unë kam kërkuar ju e keni ndjek dhe kam insistuar ratifikimin e marrëveshjes për vendet e beneluksit për ekstradimin, atë e ka bllokuar Edi Rama. Telefonat me atë lloj aparati telefonin që Rama i besonin se janë të papërgjueshme. Grupe të përbashkëta të disa vendeve Europiane, a është Edi Rama aty, 1005 ndaj edhe pengon marrëveshjen e ekstradimit, për cilat përgjime bën fjalë Ilir Meta , e ka fjalën për bandën e Elbasanit dhe unë informoj publikun se masat e marra ndaj Gentian Sharrës, mikut të Taulant Sharrës janë hequr, çdo konfiskim është hequr.

 

Gentian Sharra vazhdon aktivitetin në prokurime publike që e ka pasion, natyrisht burimet flasin për ndërhyrje direkte dhe qytetari digjital informon . Edi Rama është regjistruar duke folur me grupe kriminale, pa diskutim që është duke folur, uroj të publikohen sa më shpejt”, tha Berisha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy