Parandalimi i vrasjes në Durrës, momenti i arrestimit të Aldi Mustafës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Parandalimi i vrasjes në Durrës, momenti i arrestimit të Aldi Mustafës

Ky është momenti kur Policia e Durrësit arreston Aldi Mustafën, i njohur edhe si një nga anëtarët e grupit të ‘Rrumit të Shijakut’.

 

Mustafa është kapur teksa lëvizte me armë zjarri në automjetin e tij, ku hetuesit kanë dyshime të forta se ai kishte planifikuar një vrasje.

 

Advertisement

Ende nuk dihet se kush ishte shënjestra e të arrestuarit, ndërkohë vijojnë hetimet në lidhje me rastin.

 

Në pranga ka rënë gjithashtu edhe miku i tij, 27-vjeçari Klevis Kurdiu, i cili ishte në automjetin e Mustafës në momentin që i ka ndaluar policia. Pasi ka parë efektivët, fillimisht Mustafa ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur menjëherë.

 

Advertisement

37-vjeçari është një emër i njohur për policinë. Në prill të këtij viti, persona të paidentifikaur i shpërthyen mjetin e tij me telekomandë. Mustafa fatmirësisht i shpëtoi atentatit. Pak minuta përpara se të shpërthente mjeti, Mustafa kishte lënë në banesë gruan me fëmijen.

 

I riu rezulton i dënuar për disa vepra penale si jashtë vendin, por edhe në Shqipëri. Emri i tij është skeduar disa herë nga policia në disa ngjarje të bujshme në Durrës, kjo për shkak edhe të miqësisë që ka ky me Aleksandër Lahon, i njohur si Rrumi i Shijakut.

 

Advertisement

Sipas burimeve, Mustafa kishte disa ditë që qarkullonte me pistoletë me silenciator në Durrës dhe dyshohet se shënjestra e tij të jetë pikërisht autori ose autorët që i vendosen tritolin në mjet, por kjo ende nuk është privuar nga policia.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy