Parandalohet krimi i rëndë në Vlorë/ Arrestohet me pistoletë dhe kokainë 27-vjeçari, po shkonte të zihej me familjen e bashkëshortes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Parandalohet krimi i rëndë në Vlorë/ Arrestohet me pistoletë dhe kokainë 27-vjeçari, po shkonte të zihej me familjen e bashkëshortes

Policia e Vlorës ka bërë të mundur parandalimin e një krimi të rëndë.

 

Një 27-vjeçar A.Y po shkonte drejt familjes së bashkëshortes, për tu zënë me ta, në banesën e të cilëve jetonte prej disa kohësh edhe gruaja e të riut.

 

Advertisement

Gjatë kontrollit në makinën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi një pistoletë dhe kokainë.

 

Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Advertisement

Vlorë/Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale.

 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Alert”, si rezultat i inteligjencës informative të administruar nga Komisariati i Policisë Vlorë.

 

Advertisement

Me pistoletë dhe sasi kokaine në automjet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 27-vjeçari.

 

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe sasia e lëndës narkotike kokainë.

 

Advertisement

Shërbimet e Seksionit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, si rezultat i punës së pandërprerë në terren, për kapjen e shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri dhe për pasojë cenojnë rendin dhe sigurinë publike, kanë siguruar informacion se një shtetas i armatosur po vinte drejt Vlorës dhe se mund të kryente një krim të rëndë. Në bazë të këtyre informacioneve shërbimet e Policisië kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Alert”.

 

Në kuadër të këtij operacioni, në autostradën e Vlorës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Porsche”, me drejtues shtetasin A. Y. Gjatë kontrollit në këtë automjet është gjetur një armë zjarri pistoletë tip “Zastava” dhe një sasi lënde narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që drejtonte ky shtetas.

 

Advertisement

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi A. Y. po udhëtonte i armatosur drejt Vlorës, për t’u konfliktuar me familjarët e bashkëshortes së tij, në banesën e të cilëve jetonte prej disa kohësh edhe bashkëshortja e këtij shtetasi.

 

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Y, 27 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Advertisement

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë  pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy