“Paraqet rrezikshmëri”/ GJKKO rrëzon kërkesën e Arbër Çekajt për të dalë nga regjimi i izolimit 41-Bis

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Paraqet rrezikshmëri”/ GJKKO rrëzon kërkesën e Arbër Çekajt për të dalë nga regjimi i izolimit 41-Bis

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Arbër Çekajt për të dalë nga regjimi i izolimit 41-Bis.

 

Sipas, GJKKO, Çekaj paraqet rrezikshmëri të lartë dhe duhet të qendrojë i izoluar për 1 vit.

 

Advertisement

Arber Çekaj u dënua me 21 vite burg, por përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë 14 vite burg. Çekaj është dënuar si pjesë e grupit kriminal të trafikut të kokainës pasi iu kap sasia prej 613 kg kokainë më 27 shkurt 2018 që e kishte fshehur në dyshemenë e konteinerit me banane.

 

Kujtojmë se regjimi “41-bis” është qëndrimi prej një periudhë deri në një vit në një dhomë të monitoruar me kamera 24 orë, pa takime pa kontakt me botën jashtë, pa të drejtë të televizorit në dhomë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy