
Ditën e sotme përgjithësisht do të ketë mot me diell e vranësira në veri e verilindje.
Shi i izoluar në alpe. Era do të fryjë nga verilindje e veriperëndim 1-7m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore 9 deri 21°C
në zona e ulëta 10 deri 25°C
në zona bregdetare 13 deri 24°C
Gadishulli i Ballkanit do të ketë mot të ndryshëm nga veriu në jug. Pjesa veriore e tij do të ketë zhvillim vranësirash të cilat do të pasohen nga reshje shiu e shtrëngata të shkurtra. Jugu e juglindja do të kenë kryesisht mot me diell e vranësira kalimtare.
E gjithë pjesa jugore e kontinentit do të ketë mot të kthjellët.
Në pjesën tjetër të kontinentit do të ketë kalime frontale të cilat do të sjellin reshje shiu e hera herës shtrëngata të shkurtra pranverore.