Parashikimi i motit për sot, 6 prill 2024

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Parashikimi i motit për sot, 6 prill 2024

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme  falë depërtimit të masave ajrore jugperëndimore me origjinë nga Anticikloni i Azoreve.

Moti parashikohet të jetë i kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare në orët e mëngjesit në veri. Më pas mot i kthjellët kohëzgjatje me diell e ku nuk do të mungojë prezenca e reve të larta transparente.

Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në bregdetin jugor e lugina era fiton shpejtësi deri 10-12m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy