Paratë ruse që ‘bën pis’ Partinë Demokratike/ Ristani: I besuam Lulzim Bashës pa i ditur qëllimet e tij të mbrapshta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Paratë ruse që ‘bën pis’ Partinë Demokratike/ Ristani: I besuam Lulzim Bashës pa i ditur qëllimet e tij të mbrapshta

Anëtari i Kryesisë të Partisë Demokratike, Arben Ristani ka folur mbrëmjen e sotme në Vizion Plus në lidhje me paratë ruse ‘që bën pis’ opozitën dhe rolin e ish-kryetari Lulzim Basha.

 

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me moderatoren, Pranvera Borakaj, Ristani tha se demokratët fillimisht i besuan Lulzim Bashës.

 

Advertisement

 

Borakaj: Sa kollaj është që financime të ndryshme mund të depërtojnë e të kenë influencën e tyre në një parti politike?

Ristani: Çdo gjë mund të jetë nëse ka njerëz të papërgjegjshëm ose të përgjegjshëm për të bërë dëm apo për të marrë para të pista, ata e gjejnë gjithnjë rrugën. Dhe paratë nëse dikush i mer fshehtas nuk ka të bëjë me partinë politike apo organizatën.. Filtri në këtë rast jo se nuk ka qenë sepse statusti i PD kërkon që përpara se kryetari të bëjë çdo lloj kontrate duhet të marrë patjetër autorizimin e kryesisë së partisë. Nga ana tjetër edhe organet ligjzbatuese në vend duhet të bëjnë punën e tyre kur konstatojnë situata të tilla. Çështja është mbyllur e pahetuar, madje u ngrit një akuzë për ta mbyllur çështjen. Kur organet e ligjit të bëjnë detyrën e tyre fenomene të tilla do të jenë më të pakta.

 

Advertisement

Përsa i përket ndryshimit të qëndrimeve ndaj Lulzim Bashës në vitin 2017 dhe tani, Ristani tha se fillimisht i kanë besuar Lulzim Bashës si kryetar por më tej kur u kuptuan “qëllimet e tij të mbrapshta”, Basha u shkarkua nga detyra që mbante në krye të PD.

 

Ai u shpreh gjithashtu se Lulzim Basha i kishte kryer veprimet në lidhje me paratë ruse pa dijeninë e kryesisë së Partisë Demokratike.

 

Advertisement

“Ne kemi zgjedhur duke e besuar, dhe kur ai është besuar ne nuk mund të mendonim që ai do të bënte veprime të tilla të dëmtonte PD apo Shqipërinë sepse nuk është e lehtë. Është një dëm që i bëhet PD dhe Shqipërisë. Por këto dolën më pas, dhe ne e besuam deri sa dha provat për qëllimet e mbrapshta që ai kishte.”

 

Më tej Ristani shpjegoi se Lulzim Basha u shkarkua pikërisht me arsyetimin se i merrte vendimet pa miratimin e organeve statutore të partisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy