Parlamenti, debate për paratë ruse/ PS: Ndryshojmë ligjin e financimit të partive, PD: Distancohemi nga Basha

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Parlamenti, debate për paratë ruse/ PS: Ndryshojmë ligjin e financimit të partive, PD: Distancohemi nga Basha

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk mori pjesë sot në seancë plenare. Por mungesa e tij nuk i shmangu debatet mes mazhorancës dhe opozitës në lidhje me raportin e departamentit amerikan të shtetit se Partia Demokratike në vitin 2017 ka përfituar financime nga Rusia.

 

Gjatë diskutimit të marrëveshjes për fondet e komisionit evropian, ish-kryeministri Majko, i kujtoi partisë demokratike se është e para parti që akuzohet se ka marrë financime nga Rusia.

 

Advertisement

 

PANDELI MAJKO

DEPUTET, PS

“Besoj që sot në kufijtë 24 orëve, drejtuesit e PD, me ose pa zyra e dinë shumë mirë që PD ka marrë rreth 500 mijë nga fondet ruseve, mirë do ishte që kur flasin për fondet europiane, të flasim dhe për fondet anti europiane, nuk mbyllet me ironi, përpara se t’i kërkoni Beqes sonë, po Beqes suaj, dhe ky nuk është jë faj individual, është një akuzë e konfirmuar nga administrata amerikane”

Advertisement

 

ENKELEJD ALBEAJ

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PD

 “Më në fund Pandit i qenka shëruar goja se për çështje delikate, i vetmi që nuk duhet të fliste nuk duhet të ishe ti, se e di një gjë që është një makinacion që mungon sot, po si i vjetër në politikë, së paku prit dhe ca orë se do të përgënjeshtrohet, dhe shko prap të dentisti”

Advertisement

 

 

PANDELI MAJKO

DEPUTET I PS

Advertisement

“I respektoj shumë këta që kanë mjekët të bardhë dhe flokë të zinj dhe dua si të jetë kështu, siç thonë këta, por po e përsëris dhe njëherë, ajo që keni diskutuar ju dhe midis vedit, është një akuzë e cila dje është ripërsëritur, unë uroj që Basha të shkojë normalisht në SHBA dhe partia që u krijua nga studentët të mos ketë këtë akuzë

 

 

Debatin  për financimin rus të partisë demokratike e pasoi paralajmërimi i kryetarit të grupit parlamentar socialist Taulant Balla se parlamenti do të ndryshojë kuadrin ligjor për të rregulluar financimin e partive politike.

Advertisement

 

 

AGRON GJEKMARKAJ

DEPUTET, PD

Advertisement

‘Çështjes së finacimve ruse, unë nuk e di nëse janë apo jo të vërteta por çdokush duhet të mbajë përgjegjësi ligjore dhe historike ndaj demokratëve  nëse është e vërtetë, por unë uroj të mos jetë e vërtetë.’

 

LUCIANO BOCI

“Përgjegjësia është e personave që kanë kryer veprën, ne jemi distancuar dhe ato para nuk janë përdorur nga PD në fushatë.”

Advertisement

 

 

Kjo javë ka shënuar një prej momenteve më të vështira për PD e krijuar si një forcë politike pro SHBA e pro BE;  pasi për departamentin amerikan të shtetit ish-kryetari Lulzim Basha ka marrë financime nga Rusia ne vitin 2017 ndërkohë që kryetari Sali Berisha është shpallur “non grata” nga SHBA.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy