
Pas debatit për vaksinim apo jo me detyrim, mjeku Dritan Ulqinaku i bëri ftesë të hapur epidemiologut që të vijë në Tiranë për të dhënë kontributin e tij në menaxhimin e pandemisë.
Muka u shpreh i gatshëm të japë ndihmën e tij, duke u bazuar në analiza dhe fakte.
Advertisement
Taulant Muka: Jam gati që brenda javës të vij në Tiranë dhe të flas me fakte dhe me studime për situatën e vaksinimit, çfarë ka shkaktuar koronavirusi, për të bërë një krahasim.
Dritan Ulqinaku: Hajde në Tiranë dhe bëjmë debate shkencore sa të duash. Kemi nevojë për ju.
Advertisement