Pas kundërshtimit të ndërkombëtarëve dhe FMN/ Balla: Do e miratojmë amnistinë fiskale, është domosdoshmëri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas kundërshtimit të ndërkombëtarëve dhe FMN/ Balla: Do e miratojmë amnistinë fiskale, është domosdoshmëri

Pavarësisht kundërshtive të ndërkombëtarëve dhe së fundmi edhe FMN-së, Partia Socialiste duket e vendosur për të miratuar amnistinë fiskale.

 

Këtë gjë e ka bërë të ditur kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla.

 

Advertisement

Në një deklaratë për mediat, Balla tha se amnistisa fiskale do të miratohet, duke theksuar se kjo është një domosdoshmëri për ekonominë e vendit.

 

“Amnistia fiskale është një domodoshmëri që Shqipëria të kalojë një një fazë tjetër të daljes nga tranzicioni. Ajo që ne duam të bëjmë është t’i japim mundësinë duke përjashtuar çdo të ardhur nga aktivitete kriminale, korruptive e duke përjashtuar personat e ekspozuar politikisht apo me lidhje familjare me persona me të shkuar kriminale.Ne do ta miratojmë amnistinë fiskale dhe besoj se çdo deputet i Kuvendit duhet ta kuptojë që kjo është një gjë ë mirë për ekonominë e këtij vendi”,tha Balla.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy