Pas mbarimit të mandatit 2-vjeçar/ Thoma Jano rizgjidhet Zëvendësprokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas mbarimit të mandatit 2-vjeçar/ Thoma Jano rizgjidhet Zëvendësprokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë

Thoma Jano rizgjidhet zëvendësprokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë, teksa ka qenë i vetmi kandidat që ka shprehur interes.

 

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se Jano ishte i vetmi kandidat që ka shprehur interes për këtë post.

 

Advertisement

Sipas njoftimit zyrtar, në mbështetje të Vendimit nr. 218, datë 23.12.2019 të Prokurorit të Përgjithshëm dhe në përputhje me nenin 148/b, shkronja “dh” të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenin 39 pika 6 të ligjit nr. 97/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, është zhvilluar procedura e zgjedhjes së Zëvendësprokurorit të Përgjithshëm pas përfundimit të mandatit 2-vjecar të z. Thoma Jano, i cili ka mbajtur këtë detyrë përgjatë periudhës 30.12.2019 deri në 30.12.2021.

 

Pas shpalljes së thirrjes për shprehjen e interesit nga Prokurori i Përgjithshëm, për pozicionin e zv.Prokurorit të Përgjithshëm, në mbledhjen e prokurorëve të Prokurorisë së Përgjithshme të zhvilluar në datë 17 dhjetor 2021 është rizgjedhur me votim unanim kandidatura e z. Thoma Jano për pozicionin e zv.Prokurorit të Përgjithshëm. Z. Jano riemërohet Zëvëndës prokuror i Përgjithshëm me vendimin nr. 132, date 30.12.2021 të Prokurorit të Përgjithshëm.

 

Advertisement

Zëvendësprokurori i Përgjithshëm zgjidhet nga radhët e prokurorëve të prokurorisë së Përgjithshme dhe duhet të ketë të paktën 10 vjet përvojë si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Z. Jano ishte kandidatura e vetme qe shprehu interesin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy