Pas motit pranveror, kthehen reshjet e dhiut dhe të dëborës në Kukës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas motit pranveror, kthehen reshjet e dhiut dhe të dëborës në Kukës

Pas një periudhe të gjatë me temperatura dhe moti të thatë,jo të zakonta për stinën e dimrit, qarku I Kukësit është përfshirë nga reshje sporadike shiu në zonat e ulëta dhe në lartësinë mbi 900 m, reshje bore ku në Shishtavec,trashësia e bores shkon deri në 5 cm.

 

Sipas Komisionit të Mbrojtjes Civile pranë Prefekturës Kukës, firma mirëmbajtëse me mjete e punëtorë është në terren për të bërë pastrimin nga bora të rrugës Kukës-Shishtavec. shpërndarjen e kripës dhe për të mbajtur qarkullimin në normalitet ne kete rruge.

 

Advertisement

Edhe malet e Kukësit janë mbuluar nga dëbora e parë për vitin 2023. Nga informacioni i marrë nga KMC rezulton se rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht.

 

Nga subjektet kontraktore po punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të rrugëve që kanë kontratë. Nga bashkitë Kukës Has dhe Tropojë, nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente.

 

Advertisement

Furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës. Autoritet apelojë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje bore dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë gjatë udhëtimit për në zonat e larta malore.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy