Pas naftës shtrenjtohet dhe gazi, arrin në 110 lekë për litër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas naftës shtrenjtohet dhe gazi, arrin në  110 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe gazit ishin më të larta mëngjesin e të shtunës, pas vendimit të fundit të Bordit të Transparencës.

 

Çmimi i ri i naftës është me pakicë është 245 lekë, nga 233 lekë që ishte më parë. Nafta me shumicë tregtohet me 233 lekë për litër. Në bursa nafta luhatet në rreth 120 dollarë për fuçi.

 

Advertisement

Për benzinën, çmimi pakicës është 218 lekë, njësoj me vendimin e fundit, pasi benzina është më e lirë në bursa.
Rritje të ndjeshme ka shënuar çmimi i gazit që po tregtohet sot me 110 lekë për litër, një nivel rekord ky, nga 93 lekë që ishte në rishikimin e fundit.

 

Sipas INSTAT në vend rreth 75 e automjeteve janë me naftë, pjesa tjetër me benzinë dhe gaz.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy