Pas një dekade rritet norma e interesit/ Arrin në 1 % kostoja e parasë, masë ndaj inflacionit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas një dekade rritet norma e interesit/  Arrin në 1 % kostoja e parasë, masë ndaj  inflacionit

Pas një dekade, Banka e Shqipërisë nisi të shtrengojë poltikën monetare. Këshilli mbikqyrës vendosi të rrisë normën bazë të interesit, apo koston e lekut nga 0.5 që ishtë duke e cuar atë në 1%.

 

Kreu I bankës qëndore Genti Sejko duke argumentuar këtë vendimarrje tha se lufta Rusi- Ukrainë po godet ekonominë nëpërmjet presioneve inflacioniste, ku projeksionet janë që inflacioni në vëndin tonë deri në fund të vitit të luhatet nga 5-deri në 6% dukshëm dy herë më I lartë se objektivi.

 

Advertisement

“Përditësimi i parashikimeve afatmesme tregon se ekonomia shqiptare do të vuajë pasojat e goditjes. Rritja e çmimeve në tregjet botërore dhe reduktimi i kërkesës së huaj, do të shoqërohen me norma më të larta inflacioni dhe rritje më të ngadaltë ekonomike krahasuar me vlerësimet tona të mëparshme. Nga ana tjetër, goditjet e ofertës dhe qëndrueshmëria e kërkesës së brendshme pritet të pasqyrohen në norma më të larta inflacioni. Sipas skenarit bazë të parashikimeve, inflacioni do të luhatet rreth nivelit 5-6% për pjesën e mbetur të vitit 2022. Më tej, me qetësimin e pritur të tregjeve ndërkombëtare, inflacioni pritet të vijë në rënie gjatë vitit 2023 dhe të kthehet në objektiv në tremujorin e fundit të tij. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi: rritjen me 0.5 pikë përqindje të normës bazë së interesit, nga niveli 0.5% në nivelin 1.0%.– u shpreh Sejko

 

Nëse dimensionet e konfliktit nuk do të përshkallëzohen, cmimet e larta do të na shoqërojnë për dy vitet e metejshme, ndaj ky realitet i ri ekonomik imponoi Bankën e Shqipërisë të ndërmarrë këtë vendim. Ndonëse norma 1 % e interest, sipas guvernatorit mbetet stimuluese për ekonominë

 

Advertisement

“Të dhënat që vijnë nga tregjet e huaja sinjalizojnë se çmimet në tregjet ndërkombëtare do të vijojnë të mbeten të larta gjatë viteve 2022 dhe 2023. Këto çmime të larta do të gërryejnë fuqinë blerëse të familjeve dhe do të shoqërohen me ngadalësim të ritmit të rritjes në rang botëror. Për rrjedhojë, projeksionet globale të inflacionit për dy vitet në vijim janë riparë për lart, ndërsa projeksionet e rritjes ekonomike janë riparë për poshtë. Po ashtu, pjesa më e madhe e bankave qendrore kanë përshpejtuar planet e tyre të normalizimit të qëndrimit të politikës monetare”.

 

Politika monetare e Bankës së Shqipërisë është një mekanizëm për të frenuar rritjen e metejshme të çmimeve, por në rastin konkret efekti i saj mbetet për tu parë për aq kohë sa ky inflacion nuk vbjen nga zhvillet e brendshmë ekonomike por është i importuar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy