
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje jo vetëm në Shkodër, por edhe në qarkun e Lezhës.
Reshjet që vijojnë ende në Lezhë kanë nxjerrë edhe më në pah ndotjen e madhe të lumit Drin që përshkon mes për mes qytetin.
Advertisement
Mbetje të plastikës që shihni shkarkohen në grykëderdhje që më pas përhapen në det, në zonën e Vainit.
Një masakër mjedisore që nxjerr në pah sa neglizhencën e autoriteteve, aq edhe mos ndërgjegjësimin qytetar që hedhin mbetje kudo dhe nga do.
Advertisement
Si pasojë e reshjeve në Lezhë në shumë fshatra ka ndërpreje të energjise, një ndër to Ishull Lezha, ngjitur me qytetin ku mungesa e energjisë është në më shumë se 10 orë.